Drejt shenjtërimit një prej themeluesve të BE-së

Postuar në 20 Qershor, 2021 08:57

Robert Schuman, një nga themeluesit e Bashkimit Evropian, është në rrugën e shenjtërimit nga Kisha Katolike. Sipas një dekreti të botuar nga Vatikani të shtunën, Papa Françesku i ka njohur "virtytet heroike" të Schuman-it, qytetar francez i lindur në Luksemburg në 1886 dhe katolik i devotshëm.

Shpallja e dekretit përfaqëson hapin e parë në rrugën e gjatë të Kishës Katolike drejt shenjtërimit dhe i jep Schumanit titullin "i nderuar".

Në dekretin e Vatikanit, Schuman përshkruhet si "laik besnik" që ka luajtur rol kryesor në rindërtimin e Evropës së pasluftës dhe së bashku me udhëheqësit e tjerë politikë si Jean Monnet ka kontrbuuar në ngritjen e institucioneve aktuale të BE-së.

Schuman ka qenë presidenti i parë i Parlamentit Evropian dhe ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçarë, në vitin 1963.

Siç raporton BBC, në rrugën drejt shenjtërimit, tani Kisha duhet t’i njohë atij dy mrekulli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.