Gjykata Europiane: Shkeljet e kompanive të teknologjisë trajtohen me legjislacionin e brendshëm

Postuar në 15 Qershor, 2021 16:29

Gjykata Europiane e Drejtësisë (CJEU) u jep mbikëqyrësve kombëtarë të të dhënave të drejtën për të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj gjigantëve të teknologjisë, nëse vërejnë shkelje.

Vendimi i publikuar sot u jep vendeve të BE-së të drejtën t’u kërkojnë llogari këtyre kompanive, pavarësisht se ato mund të mos kenë në to selinë qendrore.

"Në kushte të caktuara, një autoritet mbikëqyrës kombëtar mund të ushtrojë fuqinë e tij për të sjellë ndonjë shkelje të pretenduar të GDPR përpara një gjykate të një vendi anëtar, edhe nëse ai autoritet nuk është autoriteti kryesor mbikëqyrës në lidhje me përpunimin e të dhënave", thuhet në vendim.

Ky vendim erdhi pasi Belgjika iu drejtu me një kërkesë kësaj gjykate, për të sqaruar kompetencat e saj pas përplasjes që pati me Facebook-un mbi autoritetin për të sfiduar rregullat e privatësisë dhe politikat e trajtimit të të dhënave të kompanisë teknologjike.

Kur Belgjika kërkoi udhëzime nga CJEU vitin e kaluar, avokati i Facebook, Dirk Van Liedekerke, doli kundër dhënies së autoritetit vëzhguesve kombëtarë, për të sfiduar në mënyrë të pavarur kompanitë e teknologjisë.

Më parë, shtetet shtetet anëtare të BE janë ankuar se Irlanda, vendi ku kanë selinë “Apple”, “Facebook”, “Google” dhe “Twitter” i vonon vendimet për ankesat që paraqiten te rregullatori.

Pas vendimit të CJEU, kompanitë e teknologjisë mund të gjenden përballë një numri të shtuar hetimesh, pasi mbikëqyrësit kombëtarë të të dhënave mund të ndërmarrin hapa ligjorë ndaj tyre në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojën të presin përgjigje nga rregullatori i Irlandës.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.