Kanada, mbetjet mortore të 215 fëmijëve gjenden pranë një ish-shkolle të kishës
Horror në Kanada. Një e vërtetë tragjike për të cilën anëtarët e pakicës etnike 'Tk'emlúps te Secwépemc' kanë dyshuar për dekada me radhë, ka dalë në dritë me gjithë mizorinë e saj makabre në ditët e fundit: eshtrat e 215 fëmijëve janë gjetur afër asaj që dikur ishte një shkollë rezidenciale. Kjo e fundit është nga institucionet e sistemit të njohur si 'shkolla rezidenciale indiane', një rrjet shkollash të themeluara nga qeveria dhe të administruara nga Kishat Katolike që largoi fëmijët e njerëzve indigjenë nga kultura e tyre për t'i asimiluar ata në kulturën e shumicës.
Përmasat e tragjedisë shkojnë edhe më tej. Fëmijët shpesh i nënshtroheshin abuzimit seksual dhe fizik, dhe shumë prej tyre - siç dëshmohet nga ky zbulim, të cilin e raportoi sot CNN - paguan me jetën e vetme 'fajin' e të qenit ndryshe. Kamloops Indian Residential School, një nga më të mëdhatë në vend, e filloi aktivitetin në fund të shekullit XIX, nën menaxhimin e Kishës Katolike, përpara se të binte nën kontrollin e qeverisë në gjysmën e dytë të viteve 1960 dhe të mbyllte dyert përfundimisht në 1978.
Komuniteti “Tk'emlúps te Secwépemc” në British Columbia, ku ndodhej shkolla, lëshoi një deklaratë të enjten përmes së cilës thotë se gjetja konfirmon një "humbje të paimagjinueshme për të cilën është folur por nuk ishte dokumentuar kurrë".
Add new comment