Edhe një mandat për Asadin në Siri

Postuar në 28 Maj, 2021 08:59

Ashtu siç pritej, presidenti sirian, Bashar al-Assad, u rizgjodh për të udhëhequr vendin për shtatë vjet të tjerë, me 95.1% të votave. Njoftimi u bë nga kreu i Parlamentit të Damaskut.

 Zgjedhjet presidenciale në Siri janë kritikuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, të cilët i kanë cilësuar një farsë, për shkak të mungesës së kandidatëve të mirëfilltë nga opozita dhe kontrollit të pavarur të procesit.

Asad tha se këto akuza nuk kanë asnjë vlerë. Të dy kandidatët rivalë, Abdallah Abdallah dhe Mahmud Marei, të cilët nuk kishin asnjë mbështetje nga opozita dhe as ndjekës në fushatën elektorale, morën përkatësisht 1.5% dhe 3.3% të votave, raporton Sky News.

 Duke folur në një konferencë shtypi, kryetari i Parlamentit Hammoud Sabbagha tha se në zgjedhje morën pjesë 14.2 milionë qytetarë sirianë, nga 18.1 milionë me të drejtë vote, në përqindje 76.64%. Bashar al-Assad është në pushtet që nga viti 2000, kur ai mori detyrën nga babai i tij, Hafez.

Mandati i katërt,  fituar nga këto zgjedhje, i garanton atij pushtet deri në vitin 2028.

Rizgjedhja e tij nuk sjell asgjë të re në Siri. Ndërsa Asad dhe aleatët e tij, Rusia dhe Irani, mund të kërkojnë rilegjitimimin e tij, rizgjedhja ka të ngjarë të thellojë përçarjen me Perëndimin, duke e çuar vendin më pranë Rusisë, Iranit, por edhe Kinës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.