Turqia, destinaconi kryesor i mbetjeve të BE-së
Eurostat ka raportuar së fundmi edhe destinacionin kryesor të mbetjeve të gjeneruara në BE. Turqia është vendi ku mbetjet urbane të BE-së eksportohen më së shumti me 13.7 milionë tonë në vit, një shifër 3 herë më e lartë sesa në vitin 2004.
Destinacioni i dytë është India me 2.9 milionë tonë mbetje, pë të vazhduar me Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicrën me 1.6 milionë tonë, Norvegjinë 1.5 milionë tonë, Indonezia dhe Pakistani me nga 1.4 milionë tonë.
Sa i përket llojit të mbetjeve, në krye qëndrojnë mbetjet e hekurit me 17.4 milionë tonë që zënë 53% të vëllimit të përgjithshëm. Vetë BE-ja ka importuar 4.1 milionë tonë mbetje hekuri, nga të cilat 1/3 u importua nga Britania e Madhe.
Add new comment