Kina dhe Rusia bien dakord për ndërtimin e një stacioni të përbashkët hapësinor hënor
Rusia dhe Kina kanë nënshkruar së fundmi një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e një stacioni hapësinor të përbashkët hënor. Në një deklaratë të vetën, agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos u shpreh se stacioni hënor parashikohet të jetë një kompleks i objekteve kërkimore eksperimentale në sipërfaqen dhe/ose në orbitën e Hënës.
Sipas po të njëjtës deklaratë stacioni do të mund të përdoret nga vende të tjera të interesuara apo partnerë ndërkombëtarë. Nëse vlerësohet se Rusia ka mbetur pas në eksplorimin hapësinor dhe është shumë larg jo vetëm SHBA, por edhe arritjeve të kohës sovjetike, Kina nga ana e vet ka shënuar progres duke çuar edhe një mision në Hënë. Bashkëpunimi në fjalë shihet si shenjë e krijimit të një blloku rival ndaj SHBA që ruan padiskutim epërsinë në këtë fushë.
Add new comment