KE: Kompanitë e mëdha të zbardhin pagën e femrave dhe meshkujve, ose gjobë
Komisioni Europian ka propozuar së fundmi një draft që parashikohet të detyrojë kompanitë e mëdha europiane të ofrojnë të dhëna për mënyrën si paguajnë gratë dhe meshkujt. Drafti sanksionon gjoba nëse këto të dhëna nuk sigurohen dhe nuk zbardhen. Drafti, sipas propozuesve synon të eliminojë diferencat në pagesat mes gjinive të ndryshme, ndonëse në BE ligji rregullon të drejtën për pagesa të njëjta që nga viti 1957. Aktualisht në bllok femrat paguhen 14.1% më pak se meshkujt dhe diferenca në masën e pensionit është 30%.
Sipas KE-së një ndër arsyet pse kjo situatë vazhdon është mungesa e transparencës dhe sipas zv.presidentes Vera Jourova, pretendimi se femrat paguhen më pak, për shkak të zgjedhjes së punëve të tilla, kujdesit për fëmijët apo se kanë pak interes për karrierë, nuk qëndron.
Ne e dimë se ka diskriminim të femrëve në mekanizmat e pagesës dhe vlerësimit të punës së femrave
është shprehur ajo.
Add new comment