Covid-i po përhapet te moshat e reja
Rreth 9% e moshës së të prekurve rishtas në Covid-19 në Shqipëri janë të moshave 15-54 vjeç. Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ekspertëve, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, tha se rastet e infeksionit te kjo fashë e moshës janë rritur përgjatë dy javëve të fundit.
"Mesatarja e javës së 7 ka pësuar një rënie, pozitiviteti i mostrës mbetet i qëndrueshëm, incidenca dy javore edhe pse mbetemi në një transmetim të komunitar të gjerë ka një tendencë ulje, moshat ka ndryshime dinamike, moshat 24-35, 45-54 kanë një shtim të numrit të rasteve, por nëse do e vlerësojmë ndryshimin dinamik të mostrave nga dy javëshi pararendës nga mosha 15-54 janë 79% e rasteve të testuara pozitive”, tha ajo.
Në kushtet kur vaksina për këtë kategori duket ende shumë larg, maskat dhe ruajtja e distancës mbeten masat e vetme mbrojtëse. Kjo bëhet e domosdoshme për faktin se kjo është mosha më e angazhuar në aktivitet social.
Në mbledhjen e sotme, Komiteti i Ekspertëve la në fuqi orën policore 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Ekspertët vlerësojnë se masat e propozuara dy javë më parë kanë dhënë efekt, por do të vijojnë të mbeten të pandryshuara.
Add new comment