Covid-i i gjatë, dyfish më i shpeshtë te femrat
Gratë duket se kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë atë që njihet si Covid-i i gjatë. Megjithatë, kjo deri në 60 vjeç, pasi pas kësaj moshe, niveli i rrezikut bëhet i ngjashëm. Mosha e avancuar dhe një indeks më i lartë i masës trupore gjithashtu duket se janë faktorë rreziku për të patur Covidin e gjatë.
Megjithatë, sipas Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, kohët e fundit, qëndrueshmëria e simptomave pas diagnozës fillestare të Covid-19 është vënë re edhe në moshën pediatrike.
Një studim i thelluar i botuar nga Istituto Superiore di Sanità bën një përmbledhje të njohurive shkencore në dispozicion
Ngjashëm me disa sindroma post-infeksin që pasuan në rastin e ebolës, Covidi-i i gjatë karakterizohet nga një seri simptomash që vazhdojnë për më shumë se dy muaj përtej periudhës normale të shërimit. Simptomat përfshijnë lodhje të vazhdueshme, dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje, humbja të nuhatjes, dobësi muskulore, ethe, takikardi, çrregullime të zorrëve dhe skuqje të lëkurës.
Ekspertët thonë se ky është një reaksion autoimun i shkaktuar nga vetë virusi.
Sars-Cov-2, në fakt, mund të ketë disa ngjashmëri me komponentët e organizmit (mimika molekulare) dhe kështu të gjenerojë antitrupa që mund të reagojnë kundër organeve ose indeve tona duke shkaktuar simptomat e mësipërme.
Sipas ISS, hipoteza autoimune mund të shpjegojë incidencën më të lartë të kësaj sindrome te gratë.
Në fakt, përgjigjja imune është përgjithësisht më e fortë tek gratë dhe shkakton forma më të rënda të sëmundjes tek burrat, por reagime më të shpeshta autoimune tek gratë.
Add new comment