PD: Pro Minishengenit, por bashkë me Kosovën
Partia Demokratike nuk është kundër Minishengenit, por e kushtëzon jetësimin e kësaj nisme me përfshirjen e Kosovës. Në studion e lajmeve në MCN TV, sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu, tha se PD e mbështet çdo nismë që prodhon bashkëpunim dhe rrit marrëdhënie mes vendeve të Ballkanit, por jo pa Kosovën.
“PD është një parti që mbështet çdo nismë që prodhon kohezionm bashkëpunim dhe rrit këmbimet nga trehtare në civile mes vendeve të Ballkanit. Pa këtë këmbim, nuk do të jetë e lehtë rruga drejt integrimit. Minishengeni është një ide e gatuar në Beograd dhe është prezantuar nga Vuçiç, kryeministri Rama dhe kryeministri maqedonas. Sigurisht termat e referencës janë hartuar në Beograd. Pavarësisht kësaj, ne nuk kemi qëndrim antagonist në sensin e bashkëpunimit rajonal që prodhon. Por ne nuk mund të kuptojmë minishengenin pa Kosovën. Nuk ka kuptim për ne një minishengen ku janë Shqipëri adhe Serbia, por nuk është Kosova”.
Add new comment