"Nuk ka fonde nga BE-ja pa reformuar ligjet e prokurimit publik"
Para se t’i kalojë miliarde euro nga fondi i rimëkëmbjes, Bashkimi Europian i kërkon Hungarisë të reformojë ligjet e prokurimit publik. Me frikën e abuzimeve me tenderat, BE kërkon ndryshime direkte në ligjet e prokurimit publik të Hungarisë, sipas një dokumenti që Komisioni ka publikuar më 26 janarit, në të cilin specifikohen ligjet që duhen rishikuar nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban. Komisioni Evropian është mandatuar të menaxhojë skemën 750 miliardë euro dhe u ka kërkuar disa shteteve të B-së të rishikojnë propozimet e tyre për mënyrën sesi do të përdoren fondet.
"Konkurrenca në prokurimin publik është e pamjaftueshme në praktikë", thuhet në dokumentin të cilit i referohet Reuters. Sipas BE-së, kjo lidhte me "parregullsi sistemike" që "çuan në korrigjimin më të madh financiar në historinë e fondeve strukturore (BE) në 2019".
Përplasjet e Budapestit me BE-në për sundimin e ligjit kohët e fundit kanë qenë të shpeshta. Hungaria pritet të marrë gati 6.3 miliardë euro në grante falas nga skema e rimëkëmbjes nëse plani i saj i shpenzimeve propozohet deri në fund të prillit dhe pranohet nga Brukseli dhe vendet e tjera të BE-së. Dokumenti i BE bën thirrje në mënyrë të veçantë për rritjen e transparencës së të dhënave dhe aksesueshmërinë, duke argumentuar se kjo do të çonte në një proces prokurimi më të drejtë dhe më të hapur.
Hungaria ka pasur parregullsi në gati 4% të fondeve të BE të përdorura në 2015-2019, sipas një raporti të vitit të kaluar nga njësia e posaçme e BE-së për monitorimin e fondede, OLAF. Mesatarja e BE për parregullsitë me fondet është 0.36%.
Add new comment