Për herë të parë, një grua në Sinodin e Ipeshkvinjve

Postuar në 07 Shkurt, 2021 10:39

Për herë të parë në historinë e Kishës Katolike, një grua caktohet në një detyrë të rëndësishme.

Papa ka caktuar si nënsekretare e Sinodit të Ipeshkvijve francezen Nathalie Becquart. Ajo do të ketë të ketë të drejte vote në këtë trupë vendimmarrëse, e cili këshillon Papën dhe diskuton disa nga çështjet më të diskutueshme në Kishën Katolike Romake. Zonja Becquart ka punuar me sinodin si konsulente që nga viti 2019.

Sekretari i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvinjve, Kardinal Mario Grech, tha se emërimi i saj tregon se "një derë është hapur".

Vendimi reflekton dëshirën e Papës "për një pjesëmarrje më të madhe të grave në procesin e diskutimeve dhe vendimmarrjes në kishë".

Megjithëse nuk janë të paktë ata që e shohin këtë hap si pararëndës të shugurimit të femrave priftëresha, njohësit e mirë të Vatikanit thonë se është herët të flitet për këtë.

Krahas Becquart, në të njëjtin nivel hierarkie është emëruar edhe prifti spanjoll, Luis Marín de San Martín.

Vitet e fundit, Sinodi i Ipeshkvijve ka debatuar mbi tema të doktrinës duke përfshirë trajtimin e katolikëve të divorcuar dhe të martuar.

Lajmi vjen më pak se një muaj pasi Papa Françesku ndryshoi zyrtarisht ligjin në Kishë për të lejuar gratë të administronin kungimin dhe të shërbenin në altar, megjithëse dekreti theksoi se shugurimi si priftërinj mbetet i hapur vetëm për meshkujt.

Vitin e kaluar, Papa ka emëruar gjashtë gra në këshillin që mbikëqyr financat e Vatikanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.