Këshilli i Myslimanëve të Francës firmos kartën e parimeve kundër ekstremizmit
Këshilli Francez i Besimit Mysliman ka pranuar të firmosë një kartë parimesh të kërkuar nga presidenti Emmanuel Macron që kërkon të eliminojë atë që e quan sektarizëm dhe ekstremizëm.
Karta në fjalë refuzon përpjekjet për të instrumentalizuar Islamin për qëllime politike dhe afimron barazinë mes mashkullit dhe femrës.
Xhamitë nuk janë krijuar për të përhapur fjalime nacionaliste që mbrojnë regjimet e huaja
thuhet ndër të tjera në dokumentin e cituar nga mediat franceze.
Nga ana e vet përfaqësuesi i Këshillit, Mohammed Moussaoui ka mbrojtur dokumentin me qëndrimin se ajo pajton Islamin me parimet Republikës:
përfshirë shekullarizmin dhe angazhimin e myslimanëve francezë ndaj shtetësisë së tyre
Dokumenti thuhet se do të sjellë ristrukturimin e Islamit në Francë sidomos me krjimin e Këshillit Kombëtar të Imamëve. Vendimi në fjalë është një sukses relativ I Presidentit Macron, por edhe një goditje për Islamin në Francë, teksa klerikët kryesorë të tij pranojnë se besimi është mësyrë nga ekstremizmi.
Add new comment