Video/SHBA mbërrin në modelin shqiptar për zgjedhjet. Mësyhet Kongresi
Mbyllja e presidencës së Donald Trump është bërë me një epsiod grotesk që me shumë gjasë ka dëmtuar autoritetin e Amerikës në arenën ndërkombëtare më tepër se çdo gafë e presidentit. Mbështetës të tij kanë mësyrë në Capitol Hill duke detyruar senatorët të ndërpresin punën në seancë. Më herët Trump kishe deklaruar se nuk do të dorëzohej dhe nuk do të pranonte këtë vjedhje, por pas ngjarjeve në Capitol Hill ai ka bërë thirrje për qetësi.
Sulmi është cilësuar si një përpjekje për grusht shteti teksa Senati po certifikonte fitoren e Biden.
Ky është kulmiancioni i një krize nervash që nisi qysh para zgjedhjeve dhe vazhdoi pas tyre, por që u kultivua nga mënyra sesi u ballafaquan palët gjatë ushtrimit të detyrës nga Trump. Amerika është e ndarë aq sa ajo të mos pyesë më për standardet e demokracisë së vet, përderisa një pjesë e shoqërisë së saj mbërrin në rrugë për të mbrojtur atë që e quan të drejtë të votës.
Add new comment