Vaksina e AstraZenecas nuk miratohet dot brenda janarit nga Autoriteti Europian i Barnave

Postuar në 29 Dhjetor, 2020 14:21

Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është në negociata për vaksinat e zhvilluara nga Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna. Sigurisht problemi është tek afatet sepse një ditë vaksina do të vijë edhe në Shqipëri. Aktualisht në BE po përdoret vaksina e Pfizer e cila pretendohet se ka efikasitet gati 100%, por kërkon ruajtjë në temperature -70 gradë Celcius.

Dje përfaqësuesja e ISHP-së, Silva Bino ka lënë të kuptohet se vaksinat më të mundshme për të ardhur në Shqipëri janë ato të zhvilluara nga AstraZeneca dhe Moderna, pikërisht për shkak të infrastrukturës që kërkon varianti i Pfizer. Mirëpo sot njoftohet se Autoriteti Europian i Barnave nuk do të jetë në gjendje të japë miratimin për vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca të paktën brenda janarit. Agjencia “Reuters” citon zv.drejtorin e Agjencisë Noel Wathion, sipas të cilit kompania nuk ka bërë asnjë lloj aplikimi deri më tani.

Në këto kushte për Shqipërinë mbeten vetëm dozat e dhurura nga BE që janë të vaksinës Pfizer, ndërkohë që për Moderna, ende nuk ka të dhëna nëse është në listën prioritetesh. Kryeministri ka nisur të mburret se është lypsari më i mirë për Shqipërinë, por nuk është e qartë nëse një gjë e tillë është për t’u krenuar apo për t’u turpëruar në një vend që nuk ka ndonjë popullsi sfiduese për sa i përket ndonjë fushate vaksinimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.