Mitsotakis drejt ndryshimeve në qeverinë greke
Gazeta greke “Kathimerini” njofton se kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis është duke konsideruar ndryshime në qeveri. Sipas gazetës që citon burime zyrtare, ndryshimet madje mund të nddodhin brenda ditëve dhe me gjasë të paprekshëm në këtë moment janë ministri i Mbrojtes, i Transportit, Kulturës, Mbrojtjes Qyetare dhe Qeverisjes Dixhitale.
Gazeta thekson se në listën e ndryshimeve është 1/3 e ministrave, por sipas saj kjo hapje nuk parashikon përfshirje në kabinet të njerëzve që janë nga qendra e majtë, por një riqarkullim portofolesh brenda partisë së tij. Gazeta përmend emrat e deputetëve Christos Tarantilis, Theodoros Roussopoulos, Spilios Livanos, Dimitris Keridis, Tassos Hatzivassiliou, Angelos Syrigos dhe Kostas Katsafados, ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Një arsye për këto lëvizje konsiderohet edhe ecuria e fushatës së vaksinimit anti-CoVid-19.
Add new comment