Inteligjenca artificiale identifikon më shumë se 100 mijë kratere hënore
Më shumë se 100 000 kratere hënore deri më tani të panjohura janë identifikuar falë një sistemi të inteligjencës artificiale që ka studiuar të dhëna nga misioni kinez “Chang'e”. Metoda e re e analizës, e botuar në revistën “Nature Communications”, është rezultat i kërkimit të koordinuar nga Universiteti Kinez i Jilin, me grupin e Chen Yang, dhe i kryer në bashkëpunim me Akademinë Kineze të Shkencave. Rezultati është në princip një provë, e cila tregon se si i njëjti lloj analize është i zbatueshëm për eksplorimin e të gjithë sistemit diellor.
Krateret u identifikuan pasi sistemi i inteligjencës artificiale u trajnua për të analizuar rreth dhjetë mijë imazhe të kratereve të njohura, të marra kryesisht me misionet hënore kineze Chang'e-1 dhe Chang'e-2.
Në këtë mënyrë, sistemi ia doli doli të identifikonte krateret që nuk ishin zbuluar deri tani dhe që janë shpërndarë kryesisht në gjerësinë mesatare dhe të ulët të sipërfaqes hënore.
Ai identifikoi 109 956 prej tyre me saktësi, shumë prej të cilave janë gjithashtu të mëdha, duke tejkaluar 8 kilometra.
Përparësia e teknikës, vërejnë autorët e studimit, është se ajo njeh edhe kratere të parregullta ose të degraduara, që mund të jenë të vështira për t’u studiuar.
Add new comment