Korrigjohet përqindja/Varianti i ri i SARS-CoV-2, 56% më i transmetueshëm

Varianti i ri i koronavirusit, identifikuar zyrtarisht në Britaninë e Madhe, është 56% më transmetues sesa variantet e tjera dhe me gjasë ai do të provokojë më shumë vdekje. Një sudim i Qendrës për Modelimin Matematikor të Sëmundjeve Infektive në Shkollën për Higjenën dhe Mjekësinë Tropikale në Londër ka korrigjuar indeksin e transmetueshmërisë së virusit që më herët u deklarua se ishte 70% më e lartë.
Statistikisht, një gjë e tillë priret të shtojë numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve, por nuk është ende e qartë nëse ky variant do të shtojë si peshë specifike numrin e të sëmurëve rëndë.
Add new comment