Pandemia na kujtoi se edhe mjekët i kemi ca të PS-së, ca të PD-së e ca të LSI-së

Postuar në 20 Nëntor, 2020 14:16

Një ndër aspektet origjinale të pandemisë është zbulimi për të gjithë njerëzinë se këtu nga anët tona edhe mjekët janë të ndarë sipas partive politike. D.m.th që një mjek i cili ka një profesion shumë specifik dhe që shoqërohet me një betim, të angazhohet në detyra administrative nuk ka ndonjë gjë të keqe. Por që një mjek ta ndërtojë profilin e vet publik, të përcjellë mesazhe dhe të kundërshtojë vendimet, apo t’I mbrojë atom bi premise partiake, kjo është ndoshta prodhim bio i Shqipërisë.

Kemi një komitet ekspertësh që ca kohë u mbajt sekret, a thua ishin përballë ndonjë vrime të zezë, pastaj kemi disa vendime që në kohën e sotme zbulohen fare mirë se nga burojnë dhe pastaj kundërshtarë të egër të tyre. Vendime copy/paste nga vendet fqinj, pas asnjë statistikë, asnjë trajtim klinik shqiptar mbi të cilin të vijohet më tej puna. Shikoni punimet e specialistëve tanë që publikohen nga Akademia e Shkencave, nuk janë asgjë më shumë se interpretime të studimeve dhe gjetjeve të bëra gjetkë. Primitivitetit të mjekësisë sonë i shtohet primitiviteti i oponenës bërë nga mjekë të partive opozitare që kundërshtojnë masat e marra, akuzojnë, denoncojnë protokollet e trajtimit dhe vënë gishtin mbi plagën e kaosit organizativ. Nga një temë që mund të shfrytëzohej për të përmirësuar punë, sapo kemi hapu një tokë të re për të marrë armët e politikës duke bërë atë që dimë të bëjmë më mirë, që e kemi talent kombëtar: ta dhjesim punën. 

Sigurisht që vetë qeveria e filloi me këmbën e majtë qëkurse mban të fshehtë të ashtuquajturin Komitet të Ekspertëve, por edhe kundërvënia prej partiakësh e disa mjekëve nuk ndihmon. Ajo veç na vë të gjithëve para faktit të kryer të ruajmë kokën e të dhjesësh mu në të këtë vend i dërrmuar nga një shoqëri që nuk diti njëherë të vërë rregull as për orarin e ngrënies dhe ujin e pijshëm e lëre më për medaljet e lirisë që i var vetes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.