Video/Debati që evidenton vetëm paragjykimet e një elite të rreme
Në studion e Top-Channel është zhvilluar një diskutim mbi ngjarjet e fundit në Francë ku gjeti vdekjen një mësues dhe u rihap debate për karikaturat e profetit Muhamed. Samuel Paty kishet treguar një karikaturë të Charlie Hebdot në klasën e vet dhe për pasojë edhe vrasja e tij nga një person me origjinë çeçene.
Debati në Top-Channel ka vënë përballë një avokate, Migena Balla dhe ish-ministren e Arsimit Mirel Kumbaro, e nderuar nga shteti francez si dhe përkthyesin Edmond Tupja.
Për t’u nënvizuar: përballë znj. Balla ishte edhe moderatorja Eni Vasili, të tre në një kor të mirënjohur të llojit të debatit shqiptar, ku kërraba tërheq përherë nga vetja.
Në video mund të shihet mirë sesi perëndimorët e Shqipërisë përpiqen të vënë theksin tek e drejta e jetës, atë të drejtë të cilën nuk shohim ta mbrojnë me kaq pathos për çështje të vendit tonë. Është një pathos që zëvendësohet me pathosin e karriges dhe propagandës duke na kujtuar se kys shqetësimi për akte të tilla në Francë, nuk ka të bëjë me ndonjë vizion apo filozofi, por me rehatinë e një të ashtuquajture elitë që drejton një vend të tërë drejt greminës. Qoftë me mënyrën si pasurohet, qoftë për mënyrën sesi kërkon të mbajë monopolin e pedagogjisë së modernitetit që e kupton kryesisht si luks dhe imitim.
https://www.youtube.com/watch?v=ermTh1llFio&feature=emb_title
Comments
Po. P e madhe shtypit O e
Po. P e madhe shtypit O e madhe e shtypit. Po keni te drejte.C'nevoje pati ai mesues i gjore tu tregonte femijeve karikaturat? Cfare do tu mesonte? Asgje. Kriminelet nuk kane perkatesi etnike apo fetare. Ata denohen sipas ligjit. Ceshtja mbyllet ketu. Pjesa tjeter e diskutimit bie era bullizem.
Add new comment