migena balla
Poligaminë duhet ta legjitimojmë sepse ekziston “de facto”
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit Islam, duke folur për MCN Tv thekson se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”.
Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua.
Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë të re, duke ditur që gruaja e parë e burrit nuk është në dijeni për kurorëzimin.
Video/Debati që evidenton vetëm paragjykimet e një elite të rreme
Në studion e Top-Channel është zhvilluar një diskutim mbi ngjarjet e fundit në Francë ku gjeti vdekjen një mësues dhe u rihap debate për karikaturat e profetit Muhamed. Samuel Paty kishet treguar një karikaturë të Charlie Hebdot në klasën e vet dhe për pasojë edhe vrasja e tij nga një person me origjinë çeçene.
Debati në Top-Channel ka vënë përballë një avokate, Migena Balla dhe ish-ministren e Arsimit Mirel Kumbaro, e nderuar nga shteti francez si dhe përkthyesin Edmond Tupja.