Mjaft më me këtë delir normatizues!
Dekreti i fundit italian për masat kundër CoVid-19 ka krijuar pakënaqësi për arbitraritetin me të cilin vendos kufij ndalues. Një ndër masat më të debatuara është p.sh ndalimi i grumbullimit mbi 6 veta në një shtëpi, diçka që tejkalon çdo arsye. Massimo Cacciari, filozof dhe ish-kryetar bashkie i Venecias, ka reguar publikisht duke i cilësuar masat e vazhdueshme kundër pandemisë si një delir normatizues.
Më duket qesharake të thuash se vala e dytë është shkaktuar vetëm nga sjelljet gjatë verës. Çfarë është bërë në këto muaj? Nuk mjaftojnë vendet në terapinë intensive, na thuhej se do të shtoheshin numerikisht. Kontrollet duhen bërë aty ky vlejnë, jo në përgjithësi. Kontrollet në vende të caktuara janë një absurditet total, nuk kanë kuptim…Më duket ofensive të thuash që në shtëpi nuk mund të rrimë me më shumë se 6 persona. Nëse më thonë se nuk duhet të mblidhemi për festa, e kuptoj…Nëse më thonë mos qëndron me 6 persona, por jo me 7 dhe 5, çfarë jam një i mangët? Boll, boll. Boll më këtë delir normatizues absurd, me këtë kontrollizëm pa kuptim
është shprehur Cacciari në një intervistë për Rai3.
Add new comment