Pandemia po teston besueshmërinë e Perëndimit
BBC-ja raporton këto orë se në Britaninë e Madhe do të nisë testi për ndikimin e vitaminës D kundër CoVid-19. Raportime të tjera thonë se Johnson&Johnson ka ndërprerë testimet për vaksinën kundër CoVid-19 për shkak të dëmeve anësore që ajo ka sjellë.
Lajmeve për mbyllje u është bashkuar papritur edhe Hollanda, ndërkohë që i vetmi vend perëndimor në të cilin ka mbetur një fije besueshmërie nga pikëpamja shkencore është Italia. I cili është vendi që ka një arsye minimale për të rendur drejt mbylljes: lloji i jetës sociale që kanë mesdhetarët në përgjithësi dhe tubimeve të shumta.
Vetëm nga Italia nuk po lexohen marrëzitë që shihen aktualisht për arsye që nuk shpjegohen. E qartë është se e ashtuquajtura valë e dytë, apo e tretë, vala e vjeshtës e gjeti Perëndimin të papërgatitur dhe opsioni i mbylljes që po merret kaq lehtë është diçka që vë në diskutim seriozitetin e tij në botë.
Përtej kësaj që po e shohim edhe si protagonistë, edhe si dëshmitarë, një tjetër luftë po nxjerr krye në këtë situatë aspak normale. Në një intervistë për CNN, drejtori Ekzekutiv i Direct Investment Fund në Rusi, Kirill Dmitriev, ka deklaruar se Perëndimi është përqendruar në një luftë kundër vaksinës ruse, Sputinik V.
Nëse ka një presion politik ky është presioni i tanishëm nga Perëndimi për sabotuar vaksinën ruse. Është e habitshme shumë se në vend se të luftë CoVid-19, Perëndimi po lufton në të vërtetë vaksinën ruse gjatë gjithë kohës me akuza që janë kontradiktore
tha ai teksa soli shembull lajme të tilla në mediat perëndimore si “po vaksinohen miliarderët” apo “njerëzit po vaksinohen me forcë”.
Duhet ta ndajnë mendjen se çfarë po ndodh
ka ironizuar Dmitiriev.
Në të vërtetë në Perëndim vaksina në fjalë kaloi thuajse në heshtje dhe paragjykim ndonëse revista “Lancet”, apo Bibla e certifikimit mjekësor e klasifikoi atë si efektive. Në këto kushte dhe sidomos tani që po kalohet në masa më tepër politike sesa shëndetësore, qëndrimi ndaj kësaj vaksine jo vetëm afishon një luftë politike pa shumë sens, por ndoshta po privon një kategori njerëzish nga një mundësi për trajtim duke mbytur opinionin me propagandë që dikur quhej propagandë e zezë.
Në lojë është besueshmëria, por edhe ky rend gjërash që na janë dukur si të palëvizshëm.
Add new comment