Vala e dytë në Itali, Covid-19 rikthehet në të gjitha rajonet
Italia po përjeton valën e dytë të koronavirusit. Numri i rasteve të reja vijon të shënojë rritje. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 1 616 raste të reja, ndërsa një ditë më parë ishin 1 597.
Nga ana tjetër, numri i vdekjeve po ruan një trend të qëndrueshëm: 10 në një ditë, për një total prej 35 597 viktimash që nga fillimi i pandemisë. Asnjë rajon nuk ka zero raste të reja ndërsa rritjet më të mëdha janë regjistruar në Lombardi (+257), Veneto (+173), Emilia Romagna (+152). Mbi njëqind raste të reja gjithashtu Lazio, Toskana dhe Siçilia. Rritja e numrit të pacientëve të shtruar në spital për Covid 19 në kujdesin intensiv vazhdon: deri të premten ishin 175, njëmbëdhjetë më shumë se të enjten.
Numri i rasteve të reja vijon të rritet për të gjashtën javë radhazi, me një incidencë në 14 ditët e fundit prej 27.89 për 100,000 banorë në dy javët e fundit, një rritje krahasuar me periudha nga 6 deri më 19 korrik.
Pas një rënieje të fortë të moshës mesatare të atyre që infektohen me Covid-19, në dy javët e fundit mosha mesatare e rasteve të diagnostikuara po rritet përsëri dhe është rreth 35 vje. Në veçanti, njerëzit mbi moshën 50 vjeç, në periudhën 24 gusht 6 shtator, janë rreth 28% të rasteve; që ishin pak më shumë se 20% në dy javët e mëparshme.
Pas kulmit të muajve shkurt-mars, kur u regjistruan deri 900 të vdekur në ditë, kurba në Itali pësoi rënie për disa javë, duke e reduktuar numrin ditor të viktimave në numra njëshifrorë. Shifrat e ditëve të fundit tregojnë rikthimin e virusit, një fenomen i parashikuar nga epidemiologët, që po shihet në shumë vende të Europës.
Add new comment