Greqia, në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së delimitimit detar me Egjiptin

Greqia është në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së delimitmit detar me Egjiptin. Gazeta greke “Kathimerini” citon burime diplomatike sipas të cilave diskutimet e nisura mes ministrit të Jashtëm Nikos Dendias dhe presidentit egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, të cilat do të vazhdojnë me homologun ejgiptian, Sameh Shoukry.
Negociatat në nivel teknik kanë vazhduar pa ndërprerje dhe raportohet se pak çështje kanë mbetur pezull.
Egjipti është vendi i dytë me të cilin Greqia mbyll një marrëveshje pas Italisë, duke krijuar kështu një paradigmë ligjore përkundrejt Turqisë që ka interesat e veta në Mesdheun Lindor. Pika kryesore e krizës është aktualisht Libia, një vend që ka vijë të madhe bregdetare dhe që ka dy qeveri konkuruese dhe ku veprojnë në terren disa fuqi të huaja.
Add new comment