Çfarë nuk bëri për këtë foto/takim me Berishën Lideri i Ballkanit!
Gjatë një interviste në emisionin “Rubikon”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i pëlqen të bëjë europianin e fundit në Ballkan, ka rrëfyer këtë gjoja historiçkëz:
Më kujtohet një episod me një lider serb në një takim ndërkombëtar. Në derën rrotulluese të hotelit duke pritur për të dalë, dera rrotullohet dhe hy unë me Hashimin [Thaçin] dhe gjendem përballë.
Nuk futej dot ai pa kaluar ne dhe Hashimi i zgjat dorën. Ky ishte lider progresist, me demek ose pa demek. Ai i jep dorën në atë moment.
Më kujtohet terrori se mos dikush e kishte fotografuar duke i dhënë dorën ‘kriminelit’ Hashim Thaçi.
Këtë nuk e them se e pashë në sytë e tij, por e dëgjova në bisedën e tij. Ishte i terrorizuar.
Unë i thashë ‘A je në vete, çfarë është kjo?’. Ai më tha ‘nuk i njeh serbët’.Ai ishte i llahtarisur që po të dilte në fotografi duke i dhënë dorën ‘kriminelit’ do t’i shkatërrohej reputacioni.
Ata kanë arritur në një fazë në skenën e tyre politike ku kanë një njeri që është shumë autoritar
Kjo copëz nga përvoja diplomatike e liderit të Ballkanit na rrëfen një ligjësi të politikës dhe asgjë më shumë. Imazhi ka vlerë në raport me gjykimin publik. Problemi këtu është te pafytyrësia e të gjykuarit nga një njeri që akuzohet se ka paguar 80 mijë dollarë për një foto. Akuzohet, sepse ne e dimë që ai është i pafajshëm. Le të imagjinojmë p.sh sikur kjo histori është e vërtetë dhe Obama do ta pyeste sesi ja bën që paguan kaq shumë para në mënyrë të tillë dhe ja hedh paq në Shqipëri. Me siguri lideri do përgjigjej me mençuri: Nuk i njeh shqiptarët ti. Atyre për politikë nuk ua hedh dot.
Kjo analogji kritike që na sjell sot z. Rama zbulon ndër të tjera banalitetin e tij si njeri dhe nuk duhet ta harrojmë se ka dyshime se ai qëndron edhe pas stisjes së historisë së vjedhjes së orës së Xhorxh Bushit. Por ky që gjykon fotografi dhe takime nuk duhet të harrojë dhe as na gënjen dot kur e dimë se çfarë nuk bënte për të takuar Sali Berishën.
Dëgjojeni vetë Berishën dhe shihni foton, pas së cilës shkoi e u rrëfye krenarisht te kumbari i tij politik i kohës. Sot “lideri” kakaris kapardisur nga pozita e atij që e ka kokën plot me rrëfenja nga bota e madhe, të cilat do na i tregojë nesër në ndonjë libër, për të engledisur brezin e tij me gallatën ku është kaq i talentuar. Dhe për të na konfirmuar se historia jo vetëm është një përrallë për të cilën është rënë dakord të tregohet, por se në botën e sotme secili mund të rrëfejë historinë që do sepse helbete, shoqëri konsumi jemi.
s.zaimi
Add new comment