Dakord me legalizimin e kanabisit, por kush do ta marrë këtë industri në dorë?
Koço Kokëdhima ishte deputeti i parë që propozoi legalizimin e kanabisit. Dhe për këtë u tall nga mediat e Edi Ramës sa mundën. Sot legalizimi i kanabisit është projekt ekonomik në të mirë të Shqipërisë, për faktin se atë e propozon Edi Rama. Mirëpo pas këtij projekti ka shumë dyshime dhe në klimën politike të Shqipërisë ky projekt interpretohet në kontekstin e kapjes së një tjetër të drejte ekonomike. Në një intervistë publikuar në gazetën “Shekulli”, ish-deputeti Kokëdhima, aktualisht drejtues partie, thotë ndër të tjera se ekzistojnë disa rreziqe:
…mafia do përpiqet ta shtijë në kthetrat e saj këtë ekonomi. Disa media kanë raportuar se pas 5 licencave të prodhimit në Maqedoni qëndrojnë 5 trafikantët më të njohur serbë të drogës.
Rreziku i radhës është që qeveria ta destinojë këtë ekonomi për zyrtarët e lartë të korruptuar dhe për klientët e tyre të cilët marrin peng tregjet dhe të drejtat e zhvillimit të Shqipërisë.
Rreziku i katërt, pas pengimit të pafalshëm për 6 vite të këtij zhvillimi, është konceptimi dhe implementimi semplist e i gabuar i këtij projekti. Maqedonia është një shembull nga i cili duhet të mësojmë edhe nga gjërat që ajo bëri mirë edhe nga gjërat që ajo i bëri gabim.
…Rama është përgjegjës për atë histori. Legalizimin e kanabisit nuk e kanë dashur as SHQUP-i dhe as Rilindja. Arsyeja është se elita jonë politike dhe mafia e kanabisit nuk janë dy gjëra të ndryshme. Aq të pleksura e të molepsuara janë sa mund të themi se ato janë përafërsisht e njëjta gjë
Në çdo rast qeveria ka hapur rrugën për një industri ku do të investohet shumë edhe pse ata që e njohin këtë punë nuk vijnë nga jeta akademike dhe nuk para preferojnë rregullat e tregut të lirë.
Add new comment