2.229 miliardë vjet/Zbulohet krateri më i vjetër meteorik në Tokë

Postuar në 22 Janar, 2020 00:28

Një krater në Australi, i quajtur krateri Yarrabubba, mendohet të jetë më i vjetri në Tokë i konstatuar deri më tani. Sipas shkencëtarëve ai është krijuar 2.229 miliardë vjet më parë nga një goditje meteorike dhe përbën një rast të veçuar nga krateret e tjerë të vjetër pasi daton 200 milionë vjet më herët. 
Zbulimi ka shtuar dyshimet se goditjet nga trupat qiellorë mund të kenë çuar në alterim të klimës në Tokë duke i dhënë fund një periudhe të ngrirjes së madhe siç quhet ajo e Tokës Top Bore. 

Depozitimet akullnajore mungojnë në gjurmët e shkëmbimjve për rreth 400 milionë vjet pas goditjet në Yarrabubba. Impakti në fjalë përkon me kontekstin e një planeti që po del nga kushtet e ngrirjes së plotë

shprehet profesori Chris Kirkland nga Universiteti Curtin. 

Goditja përllogaritet të ketë qenë masive pasi krateri i krijuar ishte 70 km në diametër duke supozuar se ka ngritur në ajër triliona tonë akull të avulluar.
Avulli ka efekte më të mëdha sesa dioksidi i karbonit në krijimin e efektit serë, ndaj shkencëtarët supozojnë se një goditje në akull ka çuar në ngrohjen e planetit.

Është një opsion në tryezë, jo një provë apo përfundim definitiv, për shkk të vështirësive në datim dhe në kategorizim për periudha të tilla. Periudha e Tokës Top Bore është studiuar gjerësisht por deri më tani argumentet e ndryshimeve kaq radikale të klimës në planet nuk janë shteruese. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.