KLGJ prezanton sistemin e normës për gjyqtarët
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar së fundmi një vendim që parashikon administrimin e të dhënave statistikore për çdo gjyqtar. Për realizimin konkret të kësaj pune, KLGJ-ja ka miratuar modelet e tabelave standard – 50 gjithësej – në të cilat do të shënohen elementë të tillë si sasia, shpejtësia, heqja dorë nga gjykimi, volumi i çështjeve gjyqësore, të ndara sipas veprave penale apo civile përkatëse.
Ky sistem vlerësimi dhe statistike në fakt është një skedar performance që kualifikohet te termi “Vlerësim etik dhe profesional i gjyqtarëve”.
Në tabela listohen që nga data e regjistrimit të Aktit, objekti, shorti, numri I vendimit, data e tij, koha e arsyetimit, përfundimi i gjykimit e deri te të dhënat e tabelave përmbledhëse që përfshijnë rendimentin si nocion dhe të gjithë ecurinë e punës së gjyqtarit.
Add new comment