Gjashtë të akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit
Zyra e Prokurorit Special në Prishtinë ka ngritur akuzë për gjashtë persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e përfaqësuesit lokal të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç më 16 janar 2018.
Mediat përcjellin inicialet e personave në fjalë, N. S, M. R, S. A, D. M, Z.J, R.B të cilët akuzohen zyrtarisht për “pjesëmarrjen në një grup të organizuar kriminal, abuzim detyre, mbështetje krimi, vrasje e gradës së lartë, armëmabjtje pa leje, nxjerrje sekreti, abuzim në detyrë në bashkëpunim dhe fshehje provash”. Të gjithë të akuzuarit janë në arrati dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
…secili nga të pandehurit kanë kryer veprime inkriminuese-konkrete për grupin në fjalë, me ç’rast veprimtaritë e këtij grupit kriminal të organizuar kanë rezultuar me vrasjen tani të të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku paraprakisht nga i njëjti grup i është djegur edhe vetura e tij. Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së…
I pandehuri N.S. ditën kur është vrarë, Oliver Ivanoviç, me veprimet e tij iu ka lehtësuar dhe siguruar rrugëtimin të dyshuarve ( ekzekutuesve), në kryerjen e aktit të vrasjes, po ashtu në ditën kritike i pandehuri N.S., së bashku me dy policët që kanë qenë të parët në vendin e ngjarjes, Zh.J dhe D.M., nuk i kanë kryer detyrat dhe autorizimet policore në vendin e ngjarjes, por kanë lëvizur me veturë zyrtare dhe në këmbë edhe pse kishin hasur në persona të pa autorizuar duke fotografuar dhe dëmtuar provat e mundshme në vendin e ngjarjes ku kishte ndodh vrasja e të ndjerit Oliver Ivanoviç. Me këto veprime i pandehuri N.S., ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2, nënparagrafi 2.2. të KPRK-së.
…I pandehuri R.B. në cilësinë e zyrtarit policor, konkretisht hetues në Njësinë e Hetimeve Regjionale në Mitrovicë –Veri, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër dhe i njëjti përmes Zh.B., ka bashkëpunuar ngushtë me grupin kriminal të organizuar të M.R., nga i cili ka marr urdhra nga ky grup për të fshehur dhe eliminuar dëshmitë-provat, dhe është angazhuar nga grupi kriminal që t’i fsheh gjurmët e krimit dhe mos të zbardhen rastet, kur kanë të bëjnë me personat e dyshuar që janë pjesë e grupit kriminal të M.R., dhe në përgjithësi të gjitha këto raste të mbesin të pa zbuluara, me ç’rast me dashje nuk i ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj. Me këto veprime i pandehuri R.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2, nënparagrafi 2.2. të KPRK-së.
thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar.
Add new comment