Më stresuan, Po dorëhiqem!
3 muaj bas betimit si kryebashkiake e Durrësit, Valbona Sako jep dorëheqjen, duke lënë pa titullar një tjetër bashki të vendit. Shkak u bë ky koment i saj për pasojat e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, ku theksonte se ishte e kënaqur me bilancin e viktimave, pasi sipas saj numri mund të ishte edhe më i madh.
Vendimin për të dhënë dorëheqjen Sako e njoftoi vetë në rrjetet sociale duke shpjeguar se e kishte të pamundur të përballonte stresin që I kishin krijuar komentet negative mbi deklaratën e saj.
“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”-shkruan Sako.
Valbona Sako u shpall fituese në zgjedhjet e 30 Qershorit ku kandidoi me siglën e Partisë Socialiste pas mënjanimit që selia rozë I bëri Vangjush Dakos I cili mbajti postin e kryebashkiakut të qytetit bregdetar për 3 mandate rresht. Largimi i Sakos e çon në tre numrin e bashkive ku, socialistët ndonëse fituan në 30 qershor janë detyruar të tërheqin drejtuesit.
Add new comment