Nëse kështu punon më i miri, atëherë jemi në hall kombëtar
Duke shpresuar se më e keqja kaloi dhe duke mbajtur në mendje viktimat e kësaj ngjarjeje është për të shënuar dhe shqyrtuar sjelljen, gatishmërinë dhe aftësinë e autoriteteve.
Sot kryeministri raportohet të ketë thënë se po punon me mish e me shpirt dhe se ai për sa i takon e sheh veten si më të mirin në detyrën e tanishme.
Është një vanitet prej oshënari të ngashëryer që i përplas qytetarëve shqiptarë të njëjtën fytyrë të propagandës dhe arrogancës që e njohin mirë prej vitesh.
Kur punët ecin mirë ose ka ndonjë haber, z. Rama del e thotë se reformat e shtetbërjes janë të paprecedenta për historinë e këtij shteti.
Kur punë shkojnë keq, kalojmë te thënia: nuk kam shkop magjik. Për koncesionet e rrugëve e fasadave hapet thesi i miliardave, për pasojat e tërmetit buxheti nuk dalka.
Pak vjet më parë z. Rama, asokohe opozitar, bashkë me mediat e tij tallnin ushtarët shqiptarë që visheshin me atlete.
Sot, kur dallimi mes forcave të huaja dhe atyre shqiptare u vu në dukje qartë dhe hapur dhe jo vetëm për aspektin logjistik, mbetemi të shohim kryeministrin që sy ulur, humbur në xhup dhe mjekër, të sintonohet emocionalisht me dertet e të lënduarve për të kaluar situatën.
Dy lekë propagandë mjerane në një situatë që nuk do ta uronte askush. Që këtu del në pah problemi themelor që kemi të gjithë: nëse ky zotëri beson me zë të lartë se është më i miri, këtë vend me të vërtetë e ka marrë lumi dhe është në emergjencë kombëtare. Sepse kështu punën e bën kushdo.
s.zaimi
Comments
Deshire-mire, por i paafte!
Deshire-mire, por i paafte!
Situata
Shkrimi shume i goditur dhe e pershkruan situaten ashtu sic eshte.
Add new comment