Nëse kështu punon më i miri, atëherë jemi në hall kombëtar

Postuar në 28 Nëntor, 2019 14:11

Duke shpresuar se më e keqja kaloi dhe duke mbajtur në mendje viktimat e kësaj ngjarjeje është për të shënuar dhe shqyrtuar sjelljen, gatishmërinë dhe aftësinë e autoriteteve. 

Sot kryeministri raportohet të ketë thënë se po punon me mish e me shpirt dhe se ai për sa i takon e sheh veten si më të mirin në detyrën e tanishme. 

Është një vanitet prej oshënari të ngashëryer që i përplas qytetarëve shqiptarë të njëjtën fytyrë të propagandës dhe arrogancës që e njohin mirë prej vitesh. 

Kur punët ecin mirë ose ka ndonjë haber, z. Rama del e thotë se reformat e shtetbërjes janë të paprecedenta për historinë e këtij shteti. 

Kur punë shkojnë keq, kalojmë te thënia: nuk kam shkop magjik. Për koncesionet e rrugëve e fasadave hapet thesi i miliardave, për pasojat e tërmetit buxheti nuk dalka. 

Pak vjet më parë z. Rama, asokohe opozitar, bashkë me mediat e tij tallnin ushtarët shqiptarë që visheshin me atlete. 

Sot, kur dallimi mes forcave të huaja dhe atyre shqiptare u vu në dukje qartë dhe hapur dhe jo vetëm për aspektin logjistik, mbetemi të shohim kryeministrin që sy ulur, humbur në xhup dhe mjekër, të sintonohet emocionalisht me dertet e të lënduarve për të kaluar situatën. 

Dy lekë propagandë mjerane në një situatë që nuk do ta uronte askush. Që këtu del në pah problemi themelor që kemi të gjithë: nëse ky zotëri beson me zë të lartë se është më i miri, këtë vend me të vërtetë e ka marrë lumi dhe është në emergjencë kombëtare. Sepse kështu punën e bën kushdo.

s.zaimi

Comments

Submitted by Nje inxh. ndert... (not verified) on

Shkrimi shume i goditur dhe e pershkruan situaten ashtu sic eshte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.