Organizatat thirrje qeverisë: Tërhiq paketën Antishpifje

Postuar në 22 Nëntor, 2019 12:56

Organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë dy projektligjet që i janë propozuar Kuvendit, të prezantuara publikisht si Paketa Antishpifje.  Në një letër  drejtuar institucioneve  i kërkohet edhe Kuvendit të Shqipërisë që, në rast se qeveria nuk i tërheq këto projektligje, t'i rrëzojë ato menjëherë.

Organizatat vërejnë se dy projektligjet pjesë e paketës antishpifje, i akordojnë AMAs dhe AKEP-it, kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuesendaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenëefektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor.

Organizatat i bëjnë thirrje organizatave ndërkombëtare (të tilla si OSBE, BE apo Këshilli i Europës), prezenca e të cilave kontribuon në vendin tonë për sundimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, të shprehen qartë dhe publikisht mbi projektligjet në fjalë, si masa në dhunim të lirisë së shprehjes. Paketa antishpifje ka nisur te diskutohet sot ne Komisionet e Kuvendit.

Lista e organizatave firmëtare:

Lista e organizatave

BIRN Albania

Civil Rights Defenders

Citizens Channel

Faktoje

Instituti Shqiptar i Medias

Instituti Shqiptar i Shkencave

Këshilli Shqiptar i Medias

Komiteti shqiptar i Helsinkit

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Qendra Res Publica

Qendra Shqiptare MediaLook

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.