Ligji për sigurimin e banesave do sjellë rritje çmimesh

Postuar në 09 Nëntor, 2019 18:22

Tërmetet që prekën vendin gjatë muajit shtator nxitën qeverinë të hartojë nxitimthi një ligj për sigurimin e ndërtimeve dhe banesave të qytetarëve. Ligji në fjalë detyron që ndërtuesit të mos bëjnë akt shitjeje ndaj blerësit pa garantuar edhe kontratën 10-vjecare të sigurimit. Por sipas kreut të shoqatës së ndërtuesve, Arben Dervishaj në ligj ka ende paqartësi sa i përket zbatimeve praktike të tij. 

Ne normalisht që e kemi kundërshtuar, jo se jemi kundër sigurimeve, por nuk mund të bëhet vetëm me ne, por do të duhet të ishin tre faktor, sepse këtu janë shteti, shoqëria ce sigurimeve dhe ndërtuesi, ku normalisht mungon edhe i katërti-qytetari.  Nuk flitet për 10 vjet, se ja çfarë do zgjidhim për dhjetë vjet, janë defektet, kur ndërtuesit i kanë mbajtur gjithmonë nën përgjegjësinë e tyre, ose i kanë riparuar çdo defekti qe kanë, edhe pse ka periudha garancie të caktuar për një objekt, por do të ishte një qikë më e thelluar që te futeshin edhe qytetarët, sepse car do të ndodh pas dhjete vjetësh, të futej skema e sigurimit të tërmetit, sepse pas dhjetë vitesh mund të bij tërmet, atëherë si i bie?”

Sipas Dervishaj qeveria ende nuk ka bërë publik tavanin e përqindjes së sigurimit duke krijuar një rrezik të blerësit në rritjen drastike të çmimeve të apartamenteve.

“Qeveria ka përcaktuar në vendim vetëm, dyshemenë, kur normalisht do të duhej të vinte edhe tavanin. Sepse e gjitha kjo, nëse në fund do të jenë tavanet e larat dhe një kosto që e rëndon ndërtuesin, dhe pasta jai do t’ja tranferoj blerësit, sepse nëse do flasim për një apartment 100 mijë €uro, i bie që të jetë një mijë €uro për 10 vjet. Por nuk flitet për një apartament, por mund të ketë 60 apartamente, pra shifet që është një kosto shtesë 60 mijë €uro që do ta bëj ndërtuesi, dhe karshi ndërtimit, me të thënë të drejtën, ka vazhduar rritja e barrave fiskale”.

Ndërkohë që edhe kompanitë e sigurimeve shprehen jashtë kamerave të paqartë për zbatimin e ligjit, duke konfirmuar se asnjë pronar apartamenti nuk është paraqitur ende për procedura, dhoma e noterëve ka paralajmëruar se nuk do të pranojë asnjë protokollim shitjeje pa kontratën e sigurimit. 

TvT

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Rritja e cmimeve nuk eshte problemi kryesor ketu! Problemi kryesor eshte qe njerezit do te paguajne siguracionin fillestar, pastaj siguracione te pervitshme sigurimi, dhe ne fund, kur tu prishet banesa nga nje fatkeqesi natyrore, nuk do te kete siguracion qe t'ua kompesoje demin, sepse kostoja e kerkuar menjehere nga nje shumice njerezish nuk eshte e perballueshme nga firma e siguracionit. Kur, ne fatkeqesi te tilla per nje serw banesash ka veshtirsi vete buxheti i shtetit te ndihmoje, si mund tu pergjigjen qytetarve ne kete rast disa pak firma sigurimi me fondet e tyre modeste?!? Kesaj i thone shplaj gojen dhe me kete rast fut edhe ca leke te tjera ne buxhetin e shtetit nga taksat e shtuara te ketyre firmave te sigurimit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.