Blerja e sistemit rus Pantsir, paralajmërim për sanksione të SHBA ndaj Serbisë
Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan se në Serbi pritet të shkojë këtë të premte kreu i Task Force 231, Thomas Zarzecki, për shkak të njoftimit të blerjes nga Serbia të sistemit rus Pantsir që kombinon raketa, artileri dhe armë mitralimi duke u cilësuar si një ndër armët më efektive kundër sulmeve ajrore. Serbia porositi katër bateri të tilla në vitin 2018 dhe Vuçiç e konfirmoi blerjen në tetor të këtij viti.
Në këtë kuadër vizita e Zazreckit merr kuptim, pasi njësia e tij merret pikërisht me kundërveprimin e SHBA përmes sanksioneve për të gjithë ato vende apo ente që kryejnë transferta armësh nga Rusia. Pantsir hyn te sistemet e avancuara të armëve konvencionale që janë objekt i Byrosë së Sigurisë Ndërkombëtare dhe Mospërhapjes së Armëve në Departamentin e Shtetit.
Gazeta nuk sqaron gjë nëse SHBA po mendon të përfshijë në sanksione ente nga Serbia, por prodhues të sistemit hyn edhe KBP, byroja ruse që ka projektuar Pantsir. Vendi i fundit që u vendos nën sanksione për blerje armësh nga Rusia është Turqia, e cila bleu sistemin e avancuar S 400.
Add new comment