Miqësi apo partneritet që po sfidohet
Shqipëria mundet shumë shpejt të gjendet para nevojës së një zgjedhjeje në politikën e jashtme që implikon marrëdhëniet me një shtet të rëndësishëm si Turqia. Në qeverinë e Edi Ramës marrëdhëniet me këtë vend u mjegulluan shumë sa nga zhurma e madhe për partneritet strategjik që nuk rikonfirmoi ndonjë gjë konkrete aq edhe nga një marrëdhënie e pakuptueshme personale e z. Rama me presidentin Erdogan. Madje kjo e fundit përcaktoi shumë më tepër sesa partneriteti strategjik përderisa vota shqiptare për Jeruzalemin, ndërtimi i xhamisë apo edhe memoriali i Tiranës janë akte simbolike dhe me rëndësi që i ngjajnë qokave më shumë sesa ndonjë vendimmarrjeje strategjike.
Aktualisht Turqia e Erdoganit ka shpalosur ambiciet e veta të cilat nuk mund të shtrëngohen më nga detyrimet e sigurimit kolektiv që përvën qenia në NATO. Ndëryrja turke në Siri ka krijuar sentimente të ndryshme në Perëndim. P.sh agjencia gjermane Deutsche Welle raporton për një sondazh të fundit sipas të cilit 58% e gjermanëve mendojnë se Turqia duhet përjashtuar nga NATO. Ky është një opinion që është ende larg vendimmarrjes reale, pasi në Perëndim dominon ende mendimi se me Turqinë duhet gjetur gjuha e bashkëjetesës. Nga ana tjetër po sot u njoftua se Kongresi amerikan ka miratuar një rezolutë që njeh genocidin armen. Siç dihet, të gjitha shtetet që njohin genocidin si term perceptohen se ndjekin politikë antiturke, apo të paktën cenojnë interesin shtetëror turk.
I njëjti sondazh tregon se 61% e gjermanëve janë në favor të sanksioneve ndaj presidentit turk Erdogan, çka do të thotë se kundrejt Ankarasë ka dyfish kundërshti.
Duket se shantazhet e Erdogan me refugjatët nuk kanë kaluar pa u mbajtur shënim, sikurse po bëhet e qartë se kreu i Turqisë nuk ka ndërmend të lidhë duart ambicieve të veta pse Europa bën apel. Vitin e kaluar Parlamenti Europian anulloi procesin e negociatave të anëtarësimit me Turqinë pas më shumë se 30 vjetësh duke vendosur përfundimisht distancë sigurie me myslimanët e Turqisë që nuk konsiderohen europianë.
Vendime si këto apo opinione të tilla në Europë, herët apo vonë do të ngrihen në nivel të gjerë dhe Shqipërisë do t’i duhet të marrë një krah. Partneriteti strategjik me Turqinë, firmosur në tetor të vitit 2018 është një dokument që vjen në emërues të përbashkët me angazhimet e Shqipërisë në atë që quhet familja euroatlantike. Shkëputja e Turqisë nga ky bosht do të imponojë rishikime. Por cilat do të jenë ato nuk dihet, sidomos me qeverinë e tanishme.
Zoti Rama ka bërë disa lëvizje tipike të teatrit politik. Ai ka takuar Mitsotakis, ka folur për financues italian të aeroportit të Vlorës që më herët u negociua me turqit, sikurse ka rralluar kontaktet publike me palën turke. Akti më i fundit, në kufijtë e paturpësisë ishte deklarata se strehimi i muxhahedinëve iranianë barazohet me shpëtimin e hebrejve në Luftën e Dytë Botërore.
Në media, po flasin përherë më shumë gazetarë që kanë rrëmbyer flamurin e Amerikës, madje edhe në sfidë ndaj Europës shpërfillëse, por sa përfaqëson kjo një vijë politike mbetet e dyshimtë. Të gjitha këto akte të një diplomacie simuluese ndodhin dhe nxiten në kushtet kur politika e jashtme nuk ka një bilanc real.
Pyetja që shtrohet aktualisht në dritën e zhvillimeve ndërkombëtare, pra si do të veprojë Shqipëria në një realitet kur Turqia i largohet marrëdhënieve me Perëndimin, madje kalon në anatgonizëm me të, nuk ka karakter provokativ, por përgjigja ndaj saj në kuptimin se ajo qëndron pavarësisht se nuk shtrohet publikisht, mund të jetë e tillë. Sepse ky është karakteri i sjelljes publike të z. Rama që preferon që edhe politikën e jashtme ta personalizojë. Por ky është një zhvillim që nuk menaxhohet dot as me vendime të tipit “kena Amerikën”, as me dënglat e vetëkënaqësisë së dikujt që shpalli ëndrrën zero probleme me fqinjët dhe përfundon që po drejton një varkë që e ka ngrënë mola nga brenda dhe kurrkush nuk i ofron limanin e emergjenës.
Re.Pu
Comments
Deri me sot, Turqise se
Deri me sot, Turqise se Sulltanit dhe bashkeqeveritareve te tij rruga dhe synimet i ecin sic deshirojne sepse fuqia ushtarake dhe ekonomike i ka bere te gjejne partnered edhe ne Lindje kur, Aleanca e Atlantikut kerkoi ta shkaterroj kete shtet me nderhyrjen ne Pucin ushtarak.
NATO tashme ka bere anetare te saj PKK e Ocalanit.
Turqise do t'i benin nder ta perjashtonin nga kjo aleance qe ne tre dekadat e fundit vetem ka shkaterruar shtete se sa ka bere ndere.
Aleanca me Rusine dhe vendet euroaziatike per Turqine duket se i ka sjellur kesaj te fundit shume fitime per konsolidimin e ekonomise ne Turizem dhe ne eksport, po ashtu i ka sjellur Rusise fitime ne buxhetin ushtarak.
Turqia shihet qarte se po shperfill cdo kercenim ekonomiko ushtarak nga Aleanca e Atlantikut. Pervec sistemit rus S400 te mbrojtjes Ajrore, kjo e para eshte ne bisedime e siper per blerjen e avioneve luftarak su 35 dhe su 57.
Turqia is del mbane si e Perendim edhe ne Lindje pasi pozicioni gjeografik, fuqia ushtarake dhe influenca qe ka me fqinjet e ben te kerkueshme nga superfuqite, por Shqiperine qe e kanekatandisur si mos me keq keta perendimoret dhe vete shqiptaret nuk dihet se si do i vej halli. Kur te iki Ramazani e te vij dikush qe do te fleje ne te njetin krevat me Salvinin, shpresojme qe me shume plehera te Perendimit te digjen ne impiantet qe ngrihen per to, apo USA na sjell edhe peshmergat e PKK se ketu.
Aq mire ecen ekonomikisht
Aq mire ecen ekonomikisht Turiqa saqe paguan shume bilbilfryres si puna jote ketu ne Shqiperi. Levizja "Dum Baben" perpiqet te duket intelektuale me argumenta te sajuara kunder Perendimit ne nje kohe kur pjesa me e madhe e Shqiptareve jetojne ne Perendim dhe jane ata qe po mbajne me para familjet ne Shqiperi. Erdogani eshte vetem nje diktator the si i tille paguan media ne Ballkan per ti fryre bilbilit sic do ai. Kush e do e kaq shume Turqine te shkoje dhe te jetoje atje se na ben nder dhe ne shqiptareve te tjere.
Nder te bejne o bukeshkale
Nder te bejne o bukeshkale dhe parasite i shoqerise qe akoma nuk je ngopur me boshatisjen e ketij shteti.
Brezi yt i adoleshences sotme nuk e di ta gjej Shqiperine ne harte dhe jo meTurqine apo shtetet Perendimore. Trurin e ke te hekurosur, pa rrudha prandaj sa here bej nje koment me ngjitesh si m.ti nen kepuce duke komentuar idiotesira. Shko e studio o skupidhje nuk kane asnje vlere komentet boshe qe shkruan. Shko e gjej ato buburrecat qe permendje per Ufot e Snowdenit, se bleta te ka ikur.
P.S
Hera e fundit qe te pergjigjem.
Pjesa me e madhe e
Pjesa me e madhe e shqiptareve jetojne ne ballkan dhe ne turqi dhe dashuria shqiptaro-turke, pavaresisht interludit te kicove e taqove ne vitet 45-90 eshte e forte akoma. Shqiptaret mbajne perendimin me burimet e tyre dhe me manpower, nderkohe qe perendimi ka akoma doza te larta racizmi... Po shyqyr qe jemi te bardhe thuaj. Sa per parate, Franca, SHBA dhe Italia kane hedhur miliarda ne Shqiperi, por prape ka njerez qe e duan Turqine. Nuk eshte vetem pune parash dhe ekonomie: eshte dhe pune vlerash.
Nuk dua te ngaterroj, as te
Nuk dua te ngaterroj, as te perflas, miqesirat qe kane njerez te thjeshte te te dyja shteteve (shqiptare dhe turq), te cilet i lidh gjaku, familja, farefisnia, biznesi, apo nje pune cfardo! Por te shfaqesh simpati per 1. shtetin e sotem erdoganist turk, 2. per nacionalizmin primitiv turk, 3. per ngjyrat fetare te shafqura aty-atje ne Turqi, kjo do te thote te mos kesh mendjen dhe llogjiken ne rregull.
Sa mund ta fajesojme Erdoganin
Nese ndonje Berishe apo Rame do te kishte bere per shqiperine ate qe ka bere Erdogan per Turqine, ose le te themi cerekun e saj, une do te vrapoja me Ramen , apo Berishen qofte mbi shpine pergjate bulevardit te Tiranes e do te shaja me cte me vinte ne goje kedo qe do mundohej te me thoshte nje fjale.
Erdogan ka futur ne burg gazetare? OK, po a nuk futi Berisha ne burg, a nuk rrahu preu e vrau gazetare?
Erdogan ka blere gazetaret e shtypin turk? OK, Po a di njeri te me thote sot nese ka ndonje organ shtypi qe i ben opozite qeverise se Rames?
Po ama Erdogan i pesefishoi parate ne xhepat e turqve, po ashtu edhe takatin financiar karshi 2001 kur fitoi per here te pare. Mos ju duket se ju se merrni 5 here me shume se ne 97, apo keni takat te bleni me rrogen tuaj 5 fishin e mallrave? e pra 10 vite te PD e 12 te PS kane kaluar qe atehere.
Turqia prodhonte 25 te nevojave te veta ne 2001 kur fitoi Erdogan, sot shkon ne 85%.
Shqiperia sot prodhon me pak se ne kohen e Enver Hoxhes.
Erdogan ka rrenje islamike. OK. Ju ku ia pate sherrin kesaj pune? Pse u dashka te kete ne tirane nje kishe katolike me te madhe se nevojat, nje ortodokse akoma me te madhe se nevojat, dhe ju vritka syte nje xhami qe megjithese e madhe, prape nuk ploteson nevojat.
Ne, shqiptaret, ketu, por edhe ne Kosove, kemi dit dhe kemi pas takat te vendosim dashurine per njeritjetrin, nevojat ekonomike, paqen e qetesine, gjithmone mbi besimet fetare.
Ne kete aspekt, nuk eshte Erdogan, apo cdo lloj Erdogani tjeter qe na prish pune. Ne na prishin pune Ramet e Berishet, qe rruan gjithe tepsine per vete e per rrethin e vet, e ne, te perdithmit, te zakonshmit, rropatemi e flaim jo Erdogani, jo Macroni, apo ndonje tjeter.
Mos u merrni me ate qe nuk keni takat, po shtrojeni veten ne pune, e hajde te mos i leme kete rrace hajdutesh e te paaftesh si Rama, Luli a Berisha te tallin menderen me ne
Add new comment