Air Albania/Harrojeni Lasgushin! Vjen Vangjushi. Udhëtime falas, dy herë në muaj
Gafë apo e qëllimshme, kjo mbetet e paqartë. Por avioni i Air Albania, që u shpall se u mbiquajt Lasgushi, në fakt është shënuar si Vangjushi.
ResPublica sjell fotot që dëshmojnë këtë tjetërsim i cili nuk kuptohet mirë se përse është bërë. E sigurtë është se avionit nuk i ndalohet hyrja në Europë, por sipas disa burimeve ai mund të tentojë edhe uljen në SHBA. Me këtë rast, mendohet që hyrja e tij në territorin amerikan të provojë se SHBA nuk kanë asgjë me Vangjush Dakon.
Megjithatë, bëhet e ditur se ministrja Belinda Balluku ka kundërshtuar këtë ndryshim emri, pasi emri Vangjushi mund të mbajë larg klientelën për arsye të ndryshme. Por vërejtja e ministres është rrëzuar pasi sipas burimeve nga qeveria, avioni në fjalë do ofrojë udhëtime falas dy herë në muaj.
Add new comment