Zbulimi arkeologjik në Assasif, më i rëndësishmi i kohës moderne në Egjipt
Ministria Egjiptiane e Antikuiteteve e ka cilësuar zbulimin e fundit arkeologjik në Assasif pranë Luksorit si më të rëndësishmin e epokës moderne. 30 arkivole druri të pikturuara që datojnë në kohën e Dinastisë së 22-të do të ekspozohen në një holl të posaçëm në Muzeun e Madh Egjiptian. Ministria ka raportuar të dhëna konkrete nga zbulimi si p.sh fakti se arkivolet ishin groposur një metër thellë në dy rreshta me 18 dhe 12 arkivolë në secilin. Në to janë varosur 12 femra dhe 3 fëmijë përveç të vdekurve meshkuj.
Në nekropolin e Assasifit gjendet varre të dinastive 18, 25 dhe 26 dhe arkivolet e zbuluara së fundmi i përkasin familjeve të shtresës së mesme. Mendohet se arkivolët janë rivarrosur për të hapur vendet në nekropol në një periudhë të mëvonshme.
Add new comment