Retrospektivë/Nga Macmillan që qante para De Gaulle për të hyrë në TPE te Brexit

Postuar në 14 Tetor, 2019 13:17

Debati i pafundëm për marrëveshjen e Brexit ka detyruar mediat të sjellin në vëmendje episode historike që duan të shpjegojnë drejtësinë e liderëve të dikurshëm. France 24 sjell kështu qëndrimin e ish-presidentit Charles de Gaulle që kundërshtonte përfshirjen e Britanisë së Madhe në Tregun e Përbashkët Europian.

Një episod shpjegon më mirë se gjithçka arsyet e Gjeneralit. Në nëntor të vitit 1962 ai priti në Rambouillet, në një rezidencë presidenciale verore, kryeministrin britanik, Harold Macmillan, që përshkruhet një “etonian i vjetër me një stil të famshëm eduardian”. Macmillan donte me çdo kusht aprovimin francez për hyrjen në TPE dhe duket se mbi këtë synim De Gaulle ushtronte presion politik, por edhe psikologjik.

Gjatë një gare festive qitjeje ku presidenti francez nuk merrte pjesë vetë, ai p.sh, e cilësonte me zë të lartë sa herë që Macmillan nuk qëllonte në shenjë, ndërkohë që i përsëriste kryeministrit britanik se nëse vendi i tij donte të bashkohej me Europën seriozisht, duhet të hiqte dorë nga marrëdhënia e veçantë me SHBA. Puna arriti deri aty sa në një moment të caktua, Macmillan shpërtheu në lot.

Ky i shkretë për të cilin nuk kam se çfarë të jap, duket kaq i trishtuar, kaq i rrahur

citohet t’i jetë shprehur De Gaulle pjesëtarëve të kabinetit të tij.

Më vinte t’i vendosja dorën time mbi shpatull dhe t’i thosha sit e ajo kënga e Edith Piaf, “mos qaj imzot”

vijonte me cinizëm të pashpirt De Gaulle.

Presidenti francez e torturoi kryeministrin britanik. Ai e dha mendimin e vet zyrtarisht vetëm në janar të vitti 1963, kur përmes një konference për shtyp deklaroi kundërshtimin e Francës për hyrjen e Britanisë së Madhe në TPE. De Gaulle kishte arsye objektive për kundërshtimin e vet. Sipas tij Britania ndryshonte shumë nga pjesa tjetër e kontinentit; një vend ishullor, detar, i lidhur me tregëtinë, tregjet me një shumicë vendesh.

Ka shumë industri dhe tregëti, por shumë pak bujqësi dhe zakonet dhe traditat e saj ndryshojnë shumë nga tonat

shprehej ai.

Pas këtyre lajmeve, Macmillan shkruajti në ditarin e tij: “Francezët në fund gjithnjë tradhëtojnë”.

Historianë të ndryshëm shtojnë se De Gaulle kishte qajse strategjike ndaj BE-së së sotme, duke pretenduar gjithnjë që Franca aty të luante rol parësor dhe për të shmangur çdo ndikim, ai mendonte se Britania, si vend me histori dhe peshë ekonomike, jo vetëm do të relativizonte rolin e Francës, por me marrëdhënien e veçantë me SHBA do të luante Kalin e Trojës brenda Europës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.