Në sirtar letra e Bashës për PPP-të
Posta që u ka mbërritur bankave të nivelit të dytë me dërgues Lulzim Bashën nuk duket të ketë stepur institucionet financiare dhe aq më tepër Bankën Qëndrore.
Guvernatori, Gent Sejko i pyeur edhe lidhur me paralajmërimin e Bashës për të mos financuar, projekte të partneritet publik privat tha se rregulloret e hartuara nga Banka e Shqipërisë por dhe nga vetë bankat e nivelit të dytë për miratimin e kredisë janë të qarta.
Sa i përket rrezikut të pastrimit të parave të pista përmes sektorit bankar dhe projekteve PPP, Sejko u shpreh se bankat kanë përshtatur më së miri sistemit e reja kundër këtij risku, e se vlerësimin e ka dhënë komiteti i Moneyval në raportin për Shqipërinë një vit më parë, ku bankat u vlerësuan me notën “progress i konsiderueshëm” në këtë raport.
Comments
agronmema16@gmail.com
Guvernator leshi,me m... se paraardhesi
Add new comment