Simulimi i konfliktit bërthamor SHBA-Rusi, 18 milionë të vdekur/orë
Universiteti i Princeton ka zhvilluar një simulim video për pasojat e një konflikti të mundshëm bërthamor mes SHBA dhe Rusisë. Sipas këtij simulimi parashikohet që goditjet e para bërthamore të vijnë pas avancimit të forcave konvencionale dhe do të jenë goditje taktike, paralajmëruese. Lufta bërthamore mendohet se nis pas kësaj faze dhe sipas idesë së zhvilluar Rusia do të asgjësonte Europën, ndërkohë që SHBA do të sulmonte bazat e lëshimit në Rusi.
I quajtur si Plani A, konflikti presupozon se vetëm në orët e para do të vdesin në mënyrë të menjëhershme 90 milionë njerëz. Sipas kërkuesve sugjerohet se karakteristika e luftës bërthamore do të çonte vetiu në vendimin reciprok të asgjësimit të qendrave kryesore të banimit me synim shmangien e ringritjes së shpejtë.
Shkëmbimi imediat bërthamor do të zgjaste më pak se pesë orë që do të thotë diku te 18 milionë të vdekur apo lënduar rëndë në çdo orë. Ky vlerësim nuk përfshin efektet afatgjata të konfliktit.
Add new comment