Kërcënon se do "qërohen nga Tirana" fallsifikatorët e biletave, por nuk foli për Ardit Gjoklajn dhe Mirvete Dukën
Policia e Shtetit, ka arrestuar sot me kërkesë të Prokurorisë disa shtetas që ishin përfshirë në fallsifikim të biletave të shërbimit të transportit publik. Është një krim ekonomik që mund të pritet për vetë mënyrën sesi është ndërtuar skema e faturimit dhe këtu nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. I jashtëzakonshëm, ose më mirë fare i pavend është reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili nuk dihet se çfarë e shtyn në qëndrime si ky.
“Kush provohet fajtor qërohet nga Tirana”-, shkruan Veliaj në tuiter.
Si ta interpretojmë këtë frazë të këtij individi? Ky e ka në dorë qëndrimin apo jo në Tiranë të njerëzve? Ky e cakton se kush rri dhe kush ikën? Vallë është ky pronari I Tiranës të cilën mesa duket e konsideron oaz të besimtarëve të progresit ashtu siç e koncepton ai? Këto nuk janë lajthithje. Janë simptoma të rrezikshme të dikujt që çdo mëngjes thuhet se hyn në një derë të dekoruar me citate si ky më poshtë.
Kryebashkiaku nuk ka pse të përgjigjet për përgjegjësi që nuk i ka. Për shërbimin e transportit publik, atij i kërkohet llogari për politikat që ndiqen, për çmimin e biletës, për standardin etj., por jo pse fatorinot vjedhin. Kjo është punë e policisë dhe prokurorisë. Përndryshe zoti Veliaj do të duhet të shprehej edhe për vdekjen e Ardit Gjoklajt dhe Mirvete Dukës, për të cilat e ka qepur gojën e nuk e hap sikur të ndodhë qameti. Herën e fundit që është shpreur ka referuar prokurorinë, por nuk ka kërcënuar se do qërojë nga Tirana autorët e vrasjeve, apo vdekjeve në fjalë.
Në fund ka diçka komike në të gjithë këtë kapardisje të këtij karagjozi të pashembullt që vetë është nga Ura Vajgurore dhe sot kërcënon si pronar i Tiranës. Kjo është Shqipëria që jetojmë.
Comments
Ky lloj pupaci...
Cfare Ure Vajgurore mer, ky eshte bastardi i Ahmedinaxhadit nga Irani.
do ngejë komisionet e
do ngejë komisionet e internim dëbimeve sadrazemi ynë??
sigurisht që ka folur dhe me mëkëmbësin dobiç të tironës!!mëkëmbësin e padishah erdogënit!!
o lali pedEri,po ata që thyen pamorialinturk do pushkatohen,apo vetëm do tu çohet koka në tepsi të argjëndtë në portën e lartë??
Add new comment