Zgjedhjet e 30 qershorit të pavlefshme. Vendim i Gjykatës së Durrësit
Media të ndryshme raportojnë se Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e kandidates së Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit për mandatin e kryebashkiakes. Të njëjta burime raportojnë se gjykata ka konsideruar se regjistrimi i Bindjes Demokratike për zgjedhjet dhe përmbajtja e fletës së votimit për kryetar bashkie janë të pavlefshme.
Vendimi përcakton se zgjedhjet e 30 qershorit për këto shkaqe janë nul, të paktën në Bashkinë e Durrësit, duke vendosur një pikëpyetje serioze mbi vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nuk është e qartë sesi dhe për cilat arsye Gjykata ka bërë hetimin administrativ për të refuzuar mandatin, por vendimi i saj ka pasoja në një klimë politike që ka ndarë vendin mes opinionit se zgjedhjet ishin legjitime dhe tjetrit që thotë të kundërtën.
Add new comment