valbona sako
Çfarë mendimi ka Evropa? Cili vendim i Gjykatës së Durrësit vlen?
Le të mendojmë për një çast sot sikur jemi nga Durrësi dhe jemi ulur në një kafe në pasdite. Muhabeti bie te Valbona Sako, kryebashkiakja e re. Ajo ka marrë mandatin sot nga Gjykata.
Ia dha Rama mor burrë. Dërgoi letrën për mandatin dhe kta me vrap e miratun.
Ja një fjali që mund ta dëgjosh fare kollaj.
Ka ndërhyrë Gjushi te gjykatësja. Se do mbyllte punën që nisi Rama se s’duan që të hapet kjo loja e gjykatave.
Ja një tjetër.
2012, Berisha duhej të darkonte në shtëpinë e Ilir Metës. 2019, mjafton një shkresë e Taulant Ballës
Në datën 12 janar 2012 mediat raportonin se Sali Berisha, kryeministër i vendit, qëndroi dy orë e gjysmë në shtëpine Ilir Metës, ish-z. kryeministër dhe subjekt i një hetimi penal dhe gjykimi në Gjykatën e Lartë. Mediat e interpretuan këtë si mesazh shantazhues ndaj Gjykatës që një ditë më pas do merrte vendim për Metën dhe përfshirjen e tij në videon me Dritan Priftin.
Zgjedhjet e 30 qershorit të pavlefshme. Vendim i Gjykatës së Durrësit
Media të ndryshme raportojnë se Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e kandidates së Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit për mandatin e kryebashkiakes. Të njëjta burime raportojnë se gjykata ka konsideruar se regjistrimi i Bindjes Demokratike për zgjedhjet dhe përmbajtja e fletës së votimit për kryetar bashkie janë të pavlefshme.
Vendimi përcakton se zgjedhjet e 30 qershorit për këto shkaqe janë nul, të paktën në Bashkinë e Durrësit, duke vendosur një pikëpyetje serioze mbi vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.