Ministri i Jashtëm grek: Ishim shumë afër marrëveshjeve me Shqipërinë, por aty u përkeqësua situata
Ministri i Jashtëm grek, Giorgios Katrougalos, ka deklaruar në një intervistë për të përditshmen “Efimerida ton Syntakton” se një marrëveshje dypalëshe em Shqipërinë për një sërë çështjeh ka qenë shumë afër realizimit por atë e bllokoi përkeqësimi i situatës politike në vendin tonë. Katrougalos është pyetur dy herë për marrëdhëniet me Shqipërinë, qoftë për marrëveshjen detare, qoftë për situatën e minoritetit dhe në të dyja rastet ai ka përsëritur po të njëjtën gjë:
Marrëveshjen e bllokoi përkeqësimi i situatës në Shqipëri
Ministri grek mesa duket i referohet ndryshimeve në qeveri në dhjetorin e vitit të kaluar, kryer nga kryeministri Edi Rama në kushte presioni nga protesta e studentëve, skandali i Dh Albania dhe nevoja për të mbyllur marrëveshjen Serbi-Kosovë sipas termave të dakordësuara. Kjo e fundit do të krijonte një momentum pozitiv për të dhënë zgjidhje edhe në raportet me Greqinë pa koston e akuzave që shpesh gjejnë vend në politikën shqiptare. Mesa duket z. Rama dështoi në të gjitha.
Add new comment