Kryeministri grek njofton zgjedhje të parakohshme
Pas humbjes në zgjedhjet europiane, kryeministri grek, Alexis Tsipras ka njoftuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Duke e konsideruar rezultatin e tyre si poshtë pritshmërive, Tsipras ka shtuar se do të kërkojë nga Presidenti i Republikës që të shpërndajë Parlamentin.
Mediat greke llogarisin se zgjedhjet mund të mbahen më 30 qershor, pra pas zgjedhjeve rajonale dhe lokale më 2 qershor, ndërkohë që mandati i rregullt i qeverisë aktuale greke mbaron në muajin tetor.
Sondazhet kishin parashikuar fitoren e partisë opozitare Demokracia e Re, por jo rikthimin në vend të tretë të PASOK.
Add new comment