Basha në Londër para protestës së 25 Majit
PD nuk duket të jetë e braktisur nga ndërkombëtarët siç thotë qeveria në përpjekjen për t’i imponuar qeverisë një axhendë që do ta çojë vendin në shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe me gjasë në zgjedhje të parakohshme.
Deri më tani një pjesë e mirë e faktorit ndërkombëtar ka qenë e pozicionuar pro qetësisë së mazhorancës, përveç gjermanëve të CDU-CSU-së që kanë kanë qenë të barazlarguar nga palët madje janë ofruar për të negociuar zgjidhjen e krizës.
Shkrimi i “Bild” e ka mjegulluar edhe më shumë situatën për socialistët dhe kryeministrin, i cili nuk ka mohuar të ketë folur në telefon me një kryetar KZAZ-je sipas përgjimit të pasqyruar në shkrimin e gazetës gjermane. Kjo vjen pas shuplakës që zoti Rama mori në samitin e Berlinit për planin e ndarjes së Kosovës. Në këtë pikë duket se edhe interesat e Londrës përputhen me ato të opozitës.
Para pak ditësh ishte ambasadori britanik që ishte në zyrën e Bashës, ndërsa ditët e fundit kryetari i PD mësohet së është në Londër për takime me konservatorët britanikë. Ata kanë marrë përsipër të japin asistencë edhe për zhvillimin e primareve brenda PD-së. Vizita e Bashës në Londër vjen pothuajse një javë para protestës së radhës së lajmëruar nga opozita.
Add new comment