Palmer mohon imponimin e SHBA-ve në çështjet e rajonit

Postuar në 10 Maj, 2019 14:57

Optimizmin se marrëveshja e Prespës do të jetë një model për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor shprehu zv/ndihmës sekretari amerikani shtetit , përgjegjës për Çështje Euroaziatike Matthew Palmer, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe, kroate dhe serbo-boshnjake.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë në Serbi, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë për të ndjekur shembullin e liderëve të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjidhja e problemeve bilaterale nuk është e imponuar nga jashtë.

"Marrëveshja e Prespës ka treguar se sa i rëndësishëm është lidershipi në një vend. Kjo marrëveshje nuk është imponuar, nuk është arritur nga komuniteti ndërkombëtar, por nga lidershipi i kryeministrave Zaev dhe Tsipras dhe ministrave të Jashtëm të  dy vendeve. Të dy udhëheqësit morën një risk të madh politik mbi vete. Ata treguan guxim  dhe tani rezultatet do të jenë  të dukshme", - tha Palmer.

Sidomos për Maqedoninë e Veriut ai  theksoi se procesi i anëtarësimit në NATO do të përfundojë së shpejti dhe shpresohet që në fillim të verës Shkupit t’i hapen negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian. Në të njëjtën rrugë sipas tij duhet të ecin edhe liderët e Kosovës, Serbisë e Bosnjes.

"SHBA është e gatshme të mbështesë çdo përpjekje të liderëve, por zgjidhja duhet të gjendet vetë. Këtë mësim e morëm nga  Marrëveshjes së Prespës dhe me të vërtetë besoj se kjo mund të aplikohet për të gjithë rajonin",- vuri në dukje Palmer.

Duke iu referuar politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, ai theksoi se interesi mbetet i madh. "Në këtë zonë ne kemi investuar politikisht dhe financiarisht për arritjen e stabilitetit dhe nuk do të heqim dorë. Vizioni i SHBA dhe BE për rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk është i njëjtë me atë që Rusia dëshiron. Ne duam stabilitet, aplikimin e vlerave evropiane, transparencën në jetën politike. Rusia kam përshtypjen se dëshiron të një rajon të ndarë, destabilitet, tensione dhe konfrontime”, -shtoi zyrtari amerikan.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.