çeshtjet bilaterale
Palmer mohon imponimin e SHBA-ve në çështjet e rajonit
Optimizmin se marrëveshja e Prespës do të jetë një model për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor shprehu zv/ndihmës sekretari amerikani shtetit , përgjegjës për Çështje Euroaziatike Matthew Palmer, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe, kroate dhe serbo-boshnjake.
Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë në Serbi, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë për të ndjekur shembullin e liderëve të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjidhja e problemeve bilaterale nuk është e imponuar nga jashtë.